Pasi stonoi në “Sanremo”, këngëtari i njohur me lot në sy: Shkatërova gjithçka

Mbrëmjen e djeshme u mbajt nata e parë e festivalit italian “Sanremo” i cili prej ditësh ka qenë kryefjala e mediave rozë.

Këngëtari Tiziano Ferro prej kohësh dëshironte të merrte pjesë në këtë festival dhe më në fund arriti të bëjë ëndrrën e tij realitet. Ai risolli dhe një herë këngën “Almento tu nell universo”, këngë e cila është kënduar në “Sanremo” nga Mia Martini në vitin 1989.

Mirëpo diçka e pakëndshme ndodhi. Këngëtari stonoi gjatë performancës së tij dhe më pas ka shpërthyer në lot.

Fjala e vetme që ai i tha prezantuesit në ato momente ishte: “Shkatërrova gjithçka”, ndërkohë që publiku po vazhdonte ta duartrokiste.

Në përfundim të performancës Tiziano tha se kjo ishte një ndër këngët më të vështira dhe nuk ia doli dot, por të paktën e provoi./revistawho.com