Alketa Vejsiu ishte e ftuara speciale e emisionit “Porta a Porta” mbrëmjen e djeshme në “Rai 1”, ku foli për eksperiencën e saj në festivalin italian “Sanremo”.

Tema ishte “‘Saremo’, fitoi Amadeus”, dhe në mesin e të ftuarve ishte edhe prezantuesi i famshëm dhe drejtuesi artistik i festivalit, Amadeus.

E pyetur ngaa prezantuesi Bruno Vespa, për momentin kur Alketa zbriti dhe ngjiti dy herë shkallët në festival, moderatorja shqiptare u shpreh se i vodhi dy minuta më shumë kohë për të realizuar ëndrrën e saj.

“I zbrita, i ngjita dhe i zbrita sërish. Duhej të vidhja dy minuta sepse ishin 20 vitet e jetës sime në televizion në Shqipëri që doja të lija një shenjë modeste, por ai është një xhentëlmen dhe gjëja që duhet të mësojmë të gjithë për Amadeus është që, kjo përulësi të prek”.

Për këtë moment që u diskutuaa gjatë në meedia foli vetë prezantuesi italian, i cili tha se ishin pikërisht këto të.papritura që e bënë festivalin më special dhe.kontribuuan në të.

“Një fitore e ‘Sanremo’-s është fitore e të gjithëve. Unë bëj një analogji me futbollin sepse e dua shumë futbollin. Kur një skuadër fiton, merita është e sulmuesit, merita është e mesfushorit, por, merita është e të gjithë skuadrës. Nëse elementët janë prezantuesit, të ftuarit, të rinjtë, këngët në garë, nëse të papriturat nuk do të kishin ndodhur, nuk do të ishte i njëjti festival. Ky është festivali, secili prej nesh ka dhënë kontributin e tij për të bërë këtë festival”, u shpreh Amadeus.

Fakti që ajo foli dy miinuta më shuumë seç ishte parashikuar në prova, u vu re në momentin.që ajo dolii nga skena mee Amadeus, dhe nga mikrofoni i hapur u dëgjuua një audio e.dikujt që fliste me dyshen e prezantuesve: “4 minuta? Po kishim rënë dakord”!

By Juda.al

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!