Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash por që mundësitë për reshje janë të pakta. Në zonat e thella malore do të ketë reshje lokale shiu.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 01ºC në 11ºC, në zonat e ulëta nga 06ºC në 17ºC dhe në zonat bregdetare nga 10°C në 18ºC.

This image has an empty alt attribute; its file name is m1-20.jpg

Era do të fryejë në drejtim Jugor, ndrësa forca e valëzimit në det pritet të jetë deri në 4 ballë. Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash por që mundësitë për reshje shiu janë të pakta.

Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 01ºC deri në 12ºC dhe në zonat e ulëta nga 05ºC në 13ºC. Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit në qyetet kryesore të vendit dhe Europës:

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!