Papunësia në Shqipëri është rritur ndjeshëm në këtë fillim 2020-te, teksa krijimi i vendeve të punës në ekonomi është ngadalësuar ndjeshëm.

Duke iu referuar të dhënave të datës 20 Shkurt të marra nga websajti i Shërbimit Kombëtar të Punësimit, shikohet qartë se se mbi 50 mijë persona jetojnë me ndihmë ekonomike.

Më shumë se 28 mijë sipas të dhënave janë përjashtuar nga skema e ndihmës ekonomike dhe vende të lira pune janë 454.

Njerëzit janë të pakënaqur me kushtet e jetesës dhe e vetmja zgjidhje për to është të emigrojnë. Edhe pse një ndër plagèt më të mëdha të shoqërisë shqiptare është emigrimi, politika shqiptare në këto 30 vite nuk ka bërë asnjë përpjekje për ta ndaluar këtë plagè të thellë të shoqërisë sonë. 

Ditën e sotme fotoreporteri ynë teksa po kalonte rrugëve të Tiranës shikon shumë grupe njerëzish duke qëndruar bashkë ato duken qartë që e kanë humbur shpresën e një pune dhe e vetmja gjë që bëjnë është të argëtohen duke luajtur domino.

Këto pamje janë shumë të dhimbshme teksa shikon që jemi në kryeqytetin e Shqipërisë. Imagjinojeni pak kushtet e njerëzve në qytetet e tjera…/Juda.al

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!