Reperi i njohur Gjiko, ka udhëtuar së fundmi drejt Italisë për koncertet e tij të radhës.
Pikërisht në këtë shtet është përhapur panik i madh i shpërndarjes së coronavirùsit, pas identifikimit të mbi 11 rasteve të prekura me këtë virùs në disa prej qyteteve italiane.
Reperi nga Peja, i cili është i njohur për postimet e tij të shpeshta sàtirike në rrjetet sociale, ka hedhur një video së fundmi në InstaStory ku shihet teksa pushon në Aeroportin e Milanos dhe bëhet gati për fluturimin e radhës.
I shoqëruar nga Dj i tij, Arbër Qeta dhe djali i xhaxhait të tij, ish-reperi i rap-frupit të njohur WNC, Arlind Gjikolli, ai i ngàcmon ata me pyetjen nëse do të vijnë sërish në Milano.
Teksa njëri pohon e tjetri mohon, Gjiko thotë se shqiptarët nuk e ndjejnë rrezikun e coronavirùsit, për shkak se janë mësuar t’i tejkalojnë gjendjet gripoze me metodat e tyre tradicionale si pirja e çajit.
Më pas, reperi publikoi edhe një tjetër video të Aeroportit të boshatisur në Milano, duke e shoqëruar me një emoji të fàntazmàve.
Ai i ka prezantuar kështu fansat me gjendjen reale të pànikut në shtetin italian, në të cilin kryefjala e mediave këto ditë është coronavirùsi. /Telegrafi