Emri që vështirë të mos njihet, një ndër ikonat e bukurisë dhe elegancës femërore, Pamela Anderson po i jep fund martesës së saj të pestë. Ajo është 52 vjeç por mesa duket ende provon të gjejë dashurinë e perjetësisë, siç çdo femër ëndërron. Ajo është shprehur në një intervistë të dhënë për Hollywood Reporter se kanë vendosur bashkë me bashkëshortin, Jon Peters se kanë nevojë për shkèputje dhe hapësirë, për të dalë në konkluzionin e qartë se çfarë kërkojnë ato realisht nga jeta, dhe më e rëndësishmja, çfarë duan të gjejnë tek njëri-tjetri.

Tekstualisht ajo është shprehur se ‘ Dashuria duhet të jetë dhe është një proces, ndaj dhe kemi vendosur tërësisht besimin tonë në këtë proces’. Vlen të theksohet se jo vetëm Pamela, por edhe Jon ka patur plot 4 martesa të tjera para se të njihte dashurinë me Pamela Anderson. Ato të dy kanë rendur në kërkim të dashurisë, emocioneve dhe adrenalinès, ndaj edhe, të paktën në këtë pikë kuptohen më së miri.