Robert Berisha ka zbuluar shumën më të madhe që ka marrë nga të gjitha koncertet ose performancat e tij.

I ftuar këtë javë në emisionin “3shat” ai u shpreh se ka pasur raste kur nuk ka marrë asnjë lekë, por shuma më e madhe që ka marrë ka qenë në Amerikë.

Ai tregoi për Bora Zemanin se është paguar plot 10 mijë dollarë për një dasmë.

Image result for robert berisha

Bora Zemani: Ti fiton vetëm nga koncertet apo ke burime të tjera?

Robert Berisha: Vetëm nga koncertet.

Bora Zemani: Po nëse të ikën zëri?

Robert Berisha: Se kam menduar asnjëherë. Kam që 13 vjeç që merrem me muzikë. Jam punëtor dhe kam pasaportë amerikane fatmirësisht. Nëse ndodh diçka ia fus për Amerikë. Për punëtorin ka punë gjithmonë.

Bora Zemani: Sa paguhesh?

Robert Berisha: Shuma më e vogël që kam marrë është pa lekë fare, ndërsa shuma më e madhe është në Amerikë, i kam disa dasma atje dhe paguhem 10 mijë dollarë për një koncert.

Image result for robert berisha

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!