Moderatorja e njohur shqiptare, Sonila Meço ka treguar me anë të një postimi në rrjetet sociale, se motra e saj, Rezarta Reimann po kandidon për t’u bërë anëtare e këshillit bashkiak në Nurnberg të Gjermanisë.

Ajo është shqiptarja e parë në Gjermani që ka mbajtur postin e këshilltares bashkiake, ndërsa tani kandidon sërish me SPD-në.

Motra e Sonila Meços kandidon për këshilltare në Gjermani, moderatorja krenare: Rezi zyrtarisht në fushatë (Foto)

“Motra ime, Rezi, tashmë ka konsoliduar angazhimin e saj politik, si këshilltare bashkiake. Në mars Bavaria shkon në zgjedhje lokale, kandidatët për këshilltarë bashkiakë kanë publikuar posterin me emrat e tyre, me lista të hapura, me cv të plotë,”-shkruante në një prej postimeve të saj Sonila.

Ndërsa ditën e sotme moderatorja ka ndarë një foto të një gazete, ku ndër 5 kandidatë është dhe motra e saj./revistawho.com

Image result for Rezi meço

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!