Pak muaj më parë Blero dhe Afrona kurorëzuan dashurinë e tyre duke bërë një dasmë madhështore. Më pas ashtu si e do tradita Afrona shkoi të jetojë me bashkëshorin e saj në vilën luksoze që blenë në Prishtinë.

Mirëpo ai që ja ndjen mungesën më shumë duket se është vëllai i saj. Madje Afrimi ka vendosur të bëjë portretin e motrës së tij tatuazh. Në llogarinë e saj në Instagram Afrona ka publikuar fotot ku ka shkruar dhe disa fjalë të ndjera për të vëllain.

“A nuk është kjo dashuri e vërtetë e vëllait? Nuk kam fjalë për ta përshkruar…Të dua shumë vëllai im Afrim Duka. Zoti të bekoftë zemra ime”, shkruan Afrona.

Në këtë postim ka komentuar edhe Blero i cili i shkruan kunatit: “Bravo Afrim Dika! Tash e ke në krah femrën më të bukur” .

Me këto fjalë Blero tregon edhe një herë se sa shumë e vlerëson dhe e dashuron Afronën./revistawho.com

https://www.instagram.com/p/B8J-IgvpvKQ/?utm_source=ig_embed

By Juda-al

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!