Ballina Aktualitet Njëri prej personazheve sapo u largua nga “Keeping Up With The Kardashians”

Njëri prej personazheve sapo u largua nga “Keeping Up With The Kardashians”

Reality-show më i ndjekur, “Keeping Up With The Kardashians”, ka thyer rekorde shikueshmërie dhe vë shpesh në qendër të vëmendjes së mediave personazhet e tij.

Këtë vit, sezoni i ri duket se do të vijë me ndryshime për familjen Kardashian.

Njëri prej personazheve, modelja Sofia Richie, ka vendosur që këtë sezon të ri të mos jetë pjesë e xhirimeve.

Ajo ka ndërmend t’i hyjë aktrimit më seriozisht për të provuar më shumë veten.

Richie është shprehur se ka vendosur të mos hezitojë në asgjë dhe është e bindur se gjëra fantastike janë rrugës.

Modelja shprehet se nuk ka dëshirë të qëndrojë ende pas hijes së babait dhe motrës së saj dhe mendon se kjo është koha më e mirë për të marrë drejtimin në dorë e për të bërë ndryshime.

Në fakt, Sofie është momentalisht e dashura e Scott Disick, ish-it të Kourtney Kardashian dhe të gjithë po mendojnë se në vendimin e modeles ka ndikuar goxha edhe Scott.

Burimi : Iconstyle

error: Alert: Content is protected !!