Mbrëmja e kaluar ishte më e rëndësishmja për botën e kinematografisë.

Yjet kujdesen që të tërheqin vëmendjen e të gjithëve në tapetin e kuq dhe për këtë bashkëpunojnë me stilistët të suksesshëm.

Prezantuesja e njohur Kristin Cavallari, ka zgjedhur që daljen e saj t’ja besojë stilistit të talentuar shqiptar, Valdrin Sahiti.

Për aktoren e ëmbël, Valdrini ka zgjedhur një fustan saten, bojëqielli deri në fund të këmbëve.

https://www.instagram.com/p/B8XIfW-nMR1/?utm_source=ig_embed

Ngjyra ishte shumë e përshtatshme për prezantuesen bjonde dhe ajo ka arritur të marrë vlerësime pozitive.

Valdrini padyshim që po kthehet në stilistin e preferuar të të gjithëve dhe pak javë më parë ai u zgjodh edhe nga  Beyonce.

https://www.instagram.com/p/B7x0td5nRtl/?utm_source=ig_embed

Në festën gala të çmimeve “Grammy” këngëtarja mes dhjetëra fustaneve, zgjodhi të kuqin e Vladrin Sahitit.

Burimi:/iconstyle/

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!