Ballina Keshilla dhe Arsye Ngel në të gjitha lëndët! Mësuesja çudit gjithë botën me letrën që...

Ngel në të gjitha lëndët! Mësuesja çudit gjithë botën me letrën që i dërgon nxënësit të saj!

Kjo padyshim mund të jetë letra më prekëse e shkruar ndonjëherë nga një mësuese për nxënësin e saj me aftësi ndryshe. Edhe pse ky i fundit nuk ka mundur të kalojë dot klasën fjalët që mësuesja ja dedikon janë sa të vërteta aq edhe inkurajuese. Kjo është një histori e cila ka ndodhur në Amerikë. Nëna e një 11-vjeçari me autizëm ka marrë një letër tepër të veçantë e cila e ka bërë atë të përlotet. Mësuesja, Jane Grecic, pasi kishte marrë vesh se djali i saj me emrin Ben, nuk e kishte kaluar klasën për shkak të mos marrjes së disa provimeve, ajo i shkroi këtë letër:

Image result for jane Grecic

“I dashur Ben,

Po të shkruaj për të përgëzuar për sjelljen dhe suksesin tënd në përfundimin e nivelit kyç të provimeve SAT. Mësuesit Gil, Lynn, Angela, Steph, dhe Anne kanë punuar shume mirë me ty këtë vit dhe ti ke bërë një progres shume befasues.

I kam shkruar prindërve të tu dhe ty për t’ju treguar rezultatet e provimeve.

Unë dua që t’i të kuptosh se këto provime matin vetëm pak nga ty apo aftësitë e tua. Ato janë shumë të rëndësishme dhe ti ke arritur shumë, por ti Ben Twist ka aq shumë talente sa që ne të Lansbury Bridge i shohim dhe i matim në një mënyrë tjetër.

Këto talente përfshijnë:

Talentet e tua artistike. Aftësinë tënde për të punuar në skuadër; pavarësinë tënde që rritet, mirësjelljen tënde, aftësinë për të shprehur opinionin tënd; aftësitë e tua në sport, aftësinë tënde për të bërë miq, aftësinë tënde për të diskutuar dhe vlerësuar progresin tënd, talentet e tua në dizenjim dhe krijim, aftësitë e tua në muzikë.

Ne jemi shumë të kënaqur që të gjithë këto talente dhe aftësi të ndryshme të kanë bërë ty ky person i veçantë që je sot dhe këto janë pikërisht ato gjëra që ne i masim për tu siguruar se ti je gjithmonë duke bërë progres e vazhdon të bëhesh një djalosh i dashur e i zgjuar.

Të lumtë Ben, ne jemi shumë krenarë për ty.

Urimet më të mira”

Image result for jane Grecic

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Must Read

Për herë të parë pas Big Brother, Donaldi dhe Semi ‘kapen mat’ së bashku! (VIDEO)

Një nga miqësitë më të komentuara në “Big Brother Vip” ishte dhe ajo midis Donaldit dhe Semit. Për shkak të situatave të krijuara brenda shtëpisë...

Pa Donaldin dhe Borën sëbashku, ja si reagoi Beatrix gjatë eventit! (VIDEO)

Dalina Buzi rréfeu për “Goca dhe Gra” disa momente nga sfilata e stilistit Valdrin Sahiti. Jo vetëm kaq, por ajo u ndal edhe te takimi...

U panë bashkë në Kosovë, Dalina Buzi zbulon të pathënat e takimit të Borës dhe Donaldi!

Dalina Buzi foli për “Goca dhe Gra” lídhur me sfilatën e famshme të stilistit të njohur, Valdrin Sahitit, që në fakt bëri mjàft bujë. Jo...

Habit Ronela Hajati pas skualifikimit: E fitova Eurovisionin sepse…

Pas performancës që na dhuroi në skenën e Eurovizionit përfaqësuesja e Shqipërisë Ronela Hajati ka reaguar pas skualifikimit të saj nga ky festival. Këngëtarja shqiptare...

Semi Jaupaj së shpejti imazhi i kompanisë së çuditshme! (FOTO)

Emisioni investigativ “Piranjat” në Abc i moderuar nga Florian Binaj dhe Arilena Ara, përveç dénoncímeve dhe nxjérrjés “làkuríq” të abùzuesve dhe pédofílëve, ka edhe...
error: Alert: Content is protected !!