Ballina Showbiz Nga terreni në studio, gazetarja e 'famshme' rrëfen: Ja kë zgjedh mes...

Nga terreni në studio, gazetarja e ‘famshme’ rrëfen: Ja kë zgjedh mes futbollistëve dhe politikanëve

Nga lidhjet direkte me “Aldo Morning Show”, ku provoi gazetarinë e terrenit me gjithë vështirësitë e profesionit, Enki Bracaj do të vendoset në një studio gjithë drita për të shijuar shkëlqimin e moderatores së një programi të ri në “Ora News”.

Për largimin nga emisioni i mëngjesit në mes sezoni, famën, paratë dhe djemtë, Enki Bracaj flet në këtë intervistë për “Panorama Plus”.

Image result for enki bacaj

Ke njoftuar ndjekësit se je larguar nga progami “Aldo Morning Show”. Ç’ ndodhi që more këtë vendim ende pa u mbyllur sezoni televiziv?

“Unë tek “Aldo Morning Show” mora shumë eksperiencë dhe dhashë shumë nga Enki. Ikja ka ardhur si pasojë e objektivave, që çdokush besoj se ia vendos vetes. Kam ikur me mirëkuptim, që do të thotë se nuk debatuam dhe unë ika. Siç thotë dhe Presidenti që e kam dhe patriot “Me qetësi dhe dashuri”.

Si ishte ajo eksperiencë dhe në këtë kohë kur femrat bëjnë garë me perfeksionin në studiot e rehatshme, si ndiheshe ti në pikë të mëngjesit nga terreni?

“Ky është gabimi i disa “moderatoreve” që duan t’i ngjisin shkallët përnjëherë, pra direkt studio, fustan, kondicioner etj. Unë mendoj që edhe në këtë profesion, si në çdo profesion tjetër, duhet filluar hap pas hapi. Unë në terren në pikë të mëngjesit, ndihesha shumë mirë, pasi kisha lirshmërinë e të shprehurit. E nisja ditën me të qeshura, por sigurisht kishte vështirësitë e tjera të tipit: ftohtë, shi, erë, diell, unë do të isha në krye të detyrës. Këtë sezon ka mbajt pak koha, mendoi Zoti për mua”.

Ç’plan ke tani e tutje, e vërtetë që do të të shohim në “Ora News”?

“Po, tani kam mbyllur një bisedë për një emision që do të fillojë së shpejti, ku do të kem rolin e moderatores. Mezi po pres të startojë”.

Mos ndoshta do t’i zësh vendin Kastro Zizos, i sapolarguar nga “Ora News”, pra do jesh në transmetim në kohën e tij televizive?

“(Qesh) Kastro është i pazëvendësueshëm. Përtej shakave, nuk do t’ia zë askujt vendin, pasi unë besoj në teorinë që çdokush ka vendin e tij, mjafton ta meritojë dhe të punojë fort”.

Është e vështirë të jesh protagoniste në televizion, pra të provokosh edhe me fjalën siç bën ti?

“Është e vështirë të jesh protagoniste, por unë mendoj se të qenit vetvetja të bën protagoniste. Unë kam bërë pakt me veten, që mendimin tim do ta them (sigurisht të moderuar), pasi nuk jam aspak tip servile apo të bëj kompromise të shëmtuara për të rënë në sy. Nuk besoj se pròvokoj, besoj se në këtë botë, ku shumica thonë gjëra se duhet të thuhen, e vërteta shpesh merret për pròvokim”.

This image has an empty alt attribute; its file name is 09.jpg

Sa më e famshme bëhesh, shkojnë në përpjestim të drejtë me numrin e djemve që të afrohen dhe parave që fiton?

Enki Bracaj: Paratë po, djemtë s’e besoj pasi kam kuptuar që më shumë djem kam pas vërdallë, kur kam qenë studente. Tani nuk e di, po ndoshta më kanë pak frikë ose është mosha që më ka kaluar dhe s’më vjen mirë ta pranoj.

E ke menduar dhe ti të ikësh nga Shqipëria, apo mendon se këtu mund të arrish gjithçka?

Enki Bracaj: Unë kam familjen në Amerikë dhe qëndroj në Shqipëri vetëm për pasionin që kam për këtë punë. Kur ta shoh që vetëm pasioni nuk mjafton për të superuar shpenzimet e mia, do largohem.

Duke u nisur nga një program i yti në “YouTube”, “Realiteti sipas Enkit”, ç’mendim ke për marrëdhëniet sot mes femrave dhe meshkujve?

“Më shumë interes, sesa ndjenja. Mendoj se kanë ndërruar pak rolet sot, pasi meshkujt kanë nevojë të përkëdhelen më shumë sesa femrat. E vetmja gjë që më vjen keq është fakti që ka humbur dëshira për të krijuar familje dhe frika për të marrë përgjegjësi nga të dyja gjinitë”.

Nga politikanët te futbollistët, cilët mendon se janë më tipa sportivë për një panel televiziv që mund ta moderosh ti?

“Patjetër që politikanët. Mendoj se këta mund të bëjnë çdo gjë për të hequr vëmendjen nga problemet e vërteta që ka populli dhe jo vetëm sportivë, por kanë marrë edhe rolin e komedianit këto kohët e fundit”.

This image has an empty alt attribute; its file name is enk.jpg

Burimi: PanoramaPlus

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Must Read

Don Xhoni arréstohet nga polícia! Ja reàgimi i reperit! (FOTO)

Raportuam se reperi i njohur, Don Xhoni u shoqërua në políci gjatë ditës së sotme. Don Xhoni bëri reàgimin e tij të parë pas ndalimit...

Pas shérrit në Kënga Magjíke, Fifi dhe Mentor Haziri pajtohen?! (VIDEO)

Edhe pse kanë kaluar 4 vite që nga sherri i Fifit me këngëtarin Mentor Haziri, ai është pyetur përsëri për këtë çéshtje. Teksa ishte i...

Stresit i ndodh íncídent gjatë koncertit, léndohet në kokë reperi! (VIDEO)

Si një një nga reperat më të pëlqyer nga publiku, Stesi është mjàft i pranishëm nëpër koncerte. Por teksa ishte duke performuar së fundmi, reperit...

Top Channel “i bën gròpën” Olsi Bylykut: Ke vjédhur nga gardëroba dhe do…! (VIDEO)

Fillimet e tij si aktor humori, Olsi Bylyku i kishte te ‘Portokalli’ ku ai spikati me nofkën ‘kímíkati’. Pasi mori pak famë, ai u largua...

Pas daljes në ‘Më Lër të Flas’ reperi i njohur pëson aksídent! (FOTO)

Këngëtari i njohur, G-Bani, u rikthye në ekran pas shumë vitesh mungesë. Ai ishte në “Më lër të flas” në Top Channel, ku foli për...
error: Alert: Content is protected !!