Në 14 shkurt, një ngjarje e rèndë trònditi Mbretërinë e Bashkuar. Moderatorja e njohur, Caroline Flack, u gjet e vdèkur në shtëpinë e saj. Mediat shkruajnë se ajo i ka dhënë fund jetës së saj.

Lajmi për vdèkjen e 40-vjeçares erdhi pas problemeve që kishte pasur me të dashurin e saj, i cili akùzoi për sùlm fizik. Flack ishte mikeshë shumë e mirë e këngëtares Rita Ora, e cila ka bërë një dedikim mjaft prekës në rrjetet e saj sociale.

“Caroline ishe një dritë e vërtetë për këdo që takove. Unë akoma mund të të dëgjoj të qesh tani, të gjithë e dinin se ishte qeshja jote! Unë ndjehesha e bukuar që të kisha shoqe. Shpresoj se vdèkja jote nuk është e kotë dhe një mësim mësohet sot. Le t’i themi ndal pòshtërimit publik, shárjes dhe ngácmimit nga media. Le të ndalojmë së synuari të rinjtë. Le të qëndrojmë së bashku dhe të përdorim mediat sociale më me përgjegjësi. Le të mendojmë para se të shkruajmë. Ju lutemi shikoni përreth për të parë se cili nga miqtë, familja juaj ka nevojë për mbështetje. Shumë dashuri për Caroline Flack dhe familjen dhe miqtë e saj gjatë këtyre momenteve trágjike”, ka shkruar në shkrimin e saj Ora.

https://www.instagram.com/p/B8nyrOtFRLS/

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!