Me këto foto dhe video, Ermal Mamaqi provon suksesin e ‘I Love Tropoja’

Pak ditë më parë aktori i njohur i humorit, Ermal Mamaqi pati premierën e projektit të tij më të fundit kinematografik ‘I Love Tropoja’. Filmi u prit mjaft mirë nga të gjithë të pranishmit në pallatin e Kongreseve. Fansat e Ermalit kanë zgjedhur ta ndjekin filmin edhe këto ditë dhe këtë e ka treguar vetë Ermali në llogarinë e tij ‘Instagram’. Nga pamjet duket se i gjithë pallati i Kongreseve është mbushur plot me njerëz të cilët kanë zgjedhur ta shohin ‘I Love Tropoja’.

Me siguri Mamaqi duhet të ndihet shumë i lumtur pas suksesit të madh të këtij projekti. Kujtojmë se personazhe të njohur të skenës shqiptare e kanë përgëzuar Ermalin për këtë realizim, duke i shprehur publikisht edhe vlerësimin e tyre./revistawho.com