Ballina Magazina Madonna po përpiqet t'i lërë me qira shtëpinë e saj Meghan &...

Madonna po përpiqet t’i lërë me qira shtëpinë e saj Meghan & Harry-it

Madonna ka një qëllim për momentin: Të marrë Meghan dhe Harry-n të jetojnë në shtëpinë e saj. Ylli i pop-it e konfirmoi vetë këtë përmes një videoje në llogarinë e saj të Instagram-it, kur thoshte se me shumë qejf do t’ja linte me qira Meghan-it dhe Harry-it apartamentin e saj në New York.

Siç e dini, çifti hoqi dorë nga detyrat mbretërore për të jetuar të pavarur mes Kanadasë dhe Anglisë, por Madonna i sugjeron një ide edhe më interesante. Zhvendosjen në zemër të New York-ut dhe specifikisht, shtëpinë e saj.

“Harry, mos shko në Kanada. Do mërzitesh aty. Do të të lë me qira apartamentin tim në Central Park West. Ka dy shtretër, ka dhe pamjen më të bukur nga Manhattan. Ka dhe një super ballkon! Pallati mbretëror s’ka asgjë më shumë se Central Park!”

Në përpjekje për t’i mbushur mendjen Meghan-it dhe Harry-it, këngëtarja bëri ca gafa, pas të cilave e ka të sigurt refuzimin e dyshes. Quajti Kanadanë vend të mërzitshëm dhe dukesha sigurisht s’ndan të njëjtin mendim me të.

Me siguri, postimi i Madonna-s ka qenë thjesht një shaka, por imagjinoni për një çast Madonna-n, princ Harry-n dhe Meghan-in duke bashkjetuar brenda një shtëpie. Ndërkohë që Meghan përpiqet të vërë në gjumë bebushin Archie, Madonna këndon “Like a Prayer”.

Kornizë e lezetshme për ne, por jo dhe aq për mbretëreshën!

/anabelmagazine.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Must Read

Goc apo çun? Ermal Mamaqi sapo foli për zgjerimin e familjes në të ardhmen…(VIDEO)

Ermal Mamaqi ka qenë i ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan” ku është përballur me pyetjet thumbuese nga fëmijët në studio. I pyetur...

Për herë të parë pas Big Brother, Donaldi dhe Semi ‘kapen mat’ së bashku! (VIDEO)

Një nga miqësitë më të komentuara në “Big Brother Vip” ishte dhe ajo midis Donaldit dhe Semit. Për shkak të situatave të krijuara brenda shtëpisë...

U panë bashkë në Kosovë, Dalina Buzi zbulon të pathënat e takimit të Borës dhe Donaldi!

Dalina Buzi foli për “Goca dhe Gra” lídhur me sfilatën e famshme të stilistit të njohur, Valdrin Sahitit, që në fakt bëri mjàft bujë. Jo...

Habit Ronela Hajati pas skualifikimit: E fitova Eurovisionin sepse…

Pas performancës që na dhuroi në skenën e Eurovizionit përfaqësuesja e Shqipërisë Ronela Hajati ka reaguar pas skualifikimit të saj nga ky festival. Këngëtarja shqiptare...

Semi Jaupaj së shpejti imazhi i kompanisë së çuditshme! (FOTO)

Emisioni investigativ “Piranjat” në Abc i moderuar nga Florian Binaj dhe Arilena Ara, përveç dénoncímeve dhe nxjérrjés “làkuríq” të abùzuesve dhe pédofílëve, ka edhe...
error: Alert: Content is protected !!