Dy ditë më parë reperi i njohur, Ledri Vula solli projektin e tij më të fundit muzikor, të titulluar ‘Prej Inati’. Kënga u kthye menjëherë në një hit, ndërsa të fundit që e kanë shijuar kanë qenë gjyshërit e Ledrit.

Reperi ka ndarë një video ku duket se shtëpia e tij është kthyer në një festë, teksa më të dashurit e Ledrit kërcejnë me këngën.

Image result for ledri prej inati

“Kur jam i lodhur thjesht ndërroj dhomën dhe qëndroj me dy njerëzit më pozitivë në jetën time. Gjyshërit e mi, gjithmonë në gjendje për të kërcyer me çdo këngë timen”, ka shkruar Vula krah postimit të fundit në ‘Instagram’.

Me siguri kjo është video më e bukur që mund të keni parë ditën e sotme për shkak të atmosferës që përcjell./revistawho

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!