Vetëm disa orë më parë, Ledri Vula publikoi këngën e tij më të re të titulluar “Prej inati”.

Pas “Piano Rap” e cila u pëlqye shumë nga publiku dhe i çoi videoklipet në një tjetër nivel, të njëjtin sukses duket se po merr edhe kënga e re.

“Prej inati” është një këngë super ritmike që na bëri të gjithëve të kërcejnë dhe të shumtë janë fansat që e kanë mbështetur reperin duke shpërndarë këngën e tij.

Mirëpo, vendin e fanses numër 1 sigurisht që e zuri partnerja e tij, Sara Hoxha.

Ajo ka ndarë në InstaStory një video duke dëgjuar këngën e Ledrit, ndërsa postimit nuk ka preferuar t’i shkruajë asgjë, duke lënë pamjet të flasin vetë.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!