Ballina Magazina Ky është gjesti i ish-shokëve të ekipit pas vdekjes së Kobe Bryant...

Ky është gjesti i ish-shokëve të ekipit pas vdekjes së Kobe Bryant dhe vajzës së tij

Në ndeshjen e parë të skuadrës pas humbjes së legjendës së La Lakers, Kobe Bryant dhe vajzës së tij Gianna bashkë me shtatë persona të tjerë, homazhet i drejtoi LeBron James.

Lakers humbën 127-119 në Portland Trail Blazers në Staples Center, e megjithatë kjo natë do të mbahet mend si dita kur ekipi kujtoi karrierën 20-vjeçare të Bryant në LA.

Lojtarët e Lakers veshën bluza me numrat e Bryant – 8 dhe 24 – dhe një logo ‘KB’.

Këngëtari i muzikës R&B Usher këndoi “Amazing Grace” duke i përlotur të pranishmit.

Numri 24 i Kobe dhe fanella numër 2 e vajzës së tij Gianna u vendosën gjithashtu në dy vendet ku dyshja ndoqi lojën e fundit të Lakers.

“Ky është një festim i 20 viteve djersë, lot, rrëzimit dhe ngritjes në këmbë”, tha James përpara ndeshjes.

“Sot do të festojmë atë fëmijën që erdhi këtu kur ishte 18 vjeç, doli në pension në moshën 38-vjeçare dhe u bë babai më i mirë që kishim parë në këto 3 vite”, vijoi ai.

Bryant, i cili doli në pension në vitin 2016, po shkonte në praktikën e basketbollit të vajzës së tij 13-vjeçare, kur incidenti ndodhi në Calabasas, California në 26 janar.

41-vjeçari la pas bashkëshorten, Vanessa dhe 3 vajza, më e vogla prej të cilave erdhi në jetë në muajin qershor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Must Read

Adrola Dushi feston ditëlindjen, e ëma i bën dedikimin më të bukur që keni parë ndonjëherë! (FOTO)

Modelja Adrola Dushi feston ditëlindjen! Bukuroshja ka publikuar disa postime në rrjetin social “Instagram”, ku ndër të tjera ka postuar edhe urimet e personave...

Pas zhùrmës së madhe ditëve të fundit, Adisi publikon pamjet e Fifit duke gatuar! (VIDEO)

Tahsmë siç dihet këngëtarja e njohur Fifi është në një romancë me Adis Patushin. Ato shfaqen kudo bashkë dhe nuk ngùrrojnë që në rrjetet sociale...

Ups! Beniada nxòri ‘padashje’ Megi Pojanin se është në lídhje me Endri Çekiçin! (VIDEO)

Megi Pojani dhe futbollisti Endri Çekiçi janë tashmë në qendër të vëmendjes. Dyshja po përfliten për një lídhje dashurie por asnjëri prej tyre nuk ka...

E réndë! Hùmb jetën në moshën 32-vjeçare aktori i njohur i humorit! (FOTO)

Komediani kanadez Nick Nemeroff ka humbur jetën në moshën 32-vjeçare. Familja e tij konfirmoi vdékjen e tij të paprítur të hënën në mbrëmje. Ende nuk dihet...

Arjan Konomi e péson kéq në Jordani, rrézíkon të képusë…krahun! (VIDEO)

Gazetari Arjan Konomi ka pésuar një aksídent teksa po qëndron në Jordani. Si pàsojë, ai iu nénshtrua një opéracioni emérgjént për të riparuar démin. Opéracíoni u...
error: Alert: Content is protected !!