Dy ditë më parë, Capital T, postoi foton më zemërthyese të mundshme. Ai i përqafuar me vajzë. Në Paris, para kullës Eiffel, duke mbajtur një trëndafil në dorë. BOMBE!

https://www.instagram.com/p/B8UP9oFh0XD/?utm_source=ig_embed

Me dhjetëra vajza, u ndjenë të tradhtuara, të lënduara, por para një fakti të tillë, s’të mbetet gjë tjetër veçse t’i futesh kërkimeve. Kush është ajo?

Vajza misterioze ishte me shpinë dhe sigurisht kjo i vështirëson gjërat, por gjejeni çfarë?! Detajet na thonë se vajza në fjalë mund të jetë Kida!

Pse do thoni ju? Njësoj si Capital-i edhe Kida ndodhej në Paris dhe këtë e konfirmoi vetë përmes disa Instastory-ve të publikuara. Sigurisht mund të jetë një rastësi krejt normale, por prisni.

Këngëtarja kishte postuar një foto të këpucëve të saj dhe…Ishin të njëjta me ato të vajzës misterioze që përqafonte Capital-in. Shiriti i verdhë të paktë kështu thotë!

Një tjetër rastësi? Çdo gjë mund të ndodhë, por kemi dyshimet tona. E sigurt është që diçka po kurdiset, por bëni durim.

By Juda-al

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!