Në “Westminster” thuhet se në “Downing Street” komandon “sindroma e deficitit të vëmendjes”. Sepse, Boris Johnson me sa duket është si Donald Trump.

Sipas “Sunday Times”, nuk arrin të përqendrohet më shumë se pak minuta, sidomos kur bëhet fjalë për dokumente qeveritare të rëndësishme dhe shpesh të mérzitshme. Edhe pse, kryeministri britanik ka studiuar në “Eton”, është diplomuar në “Oxford”, di përmendësh “Iliadën” në greqishten e vjetër.

Image result for boris johnson

Por, që të lexojë mesazhet e artikuluara tepër sekrete të qeverisë, me sa duket, Johnson nuk ia del dot. Sipas gazetës londineze, stafi i kryeministrit ua ka vënë kusht të gjithë bashkëpunëtorëve mos të shkruajnë tekste më të gjata se katër faqe, që i drejtohen Borisit.

Madje, sasia e duhur është dy faqe A4, të shkruara në mënyrën më të thjeshtë të mundshme. Ndryshe, Dominic Cummings térbohet. “Rasputini” ose “Bannon” i Boris ka bërë skena të tmérrshme për të gjithë autorët e teksteve tepër komplekse për “mbretin Boris”.

Image result for boris johnson

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!