Ballina Aktualitet Kryemadhi në Nju Jork: LSI po përgatit kthimin e emigrantëve, nuk është...

Kryemadhi në Nju Jork: LSI po përgatit kthimin e emigrantëve, nuk është utopi

Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI, ka treguar sot detaje nga vizita që po zhvillon në SHBA dhe pikërisht, nga takimi mbresëlënës me anëtarë të komunitetit shqiptar në New York.

Kryemadhi tregoi në Fb se “në takim ishin të pranishëm mbi 300 anëtarë të komunitetit shqiptar, të cilët ishin mbledhur për të zhvilluar një bashkëbisedim. Mes të tjerash u tregova se në takimet e shumta që kam zhvilluar me pjesëtarë të komunitetit shqiptar në SHBA, jam ndjerë krenare për arritjet e tyre realisht suprizuese, por njëkohësisht ndjej edhe dhimbje, që ne si klasë politike jemi treguar të pavëmendshëm dhe indiferent për të realizuar reformat ekonomike dhe avancuar me shpejtësi në integrimin e vendit, për të bërë të mundur ndaljen e shpopullimit dhe hemorragjinë e trurit dhe të pjesës më energjike të Shqipërisë rinisë sonë, që i kushton shumë kombit dhe vendit.

Gjithashtu u fola edhe për iniciativën që LSI po përgatit për rikthimin e të rinjve dhe të rejave nga emigrimi dhe sesi Shqipëria duhet të përgatitet që kthimi i tyre të jetë mundësi për të rritur ekonominë shqiptare dhe kjo t’iu kthejë besimin familjeve të reja shqiptare që kanë më shumë mundësi në Shqipëri se në mërgim.

Kjo duket utopi, por ulja e taksave, paga të mirëpaguara, subvencione për profesionin e bujqësisë që është shumë i vështirë por i domosdoshëm për jetë të shëndetshme, për fëmijët shqiptarë. Garantimin e arsimit dhe shëndetësisë cilësore.

Kjo është detyra jonë si politikë dhe ne duhet të ecim shpejt, sepse Shqipëria po zbrazet dhe po plaket me ritme shumë të shpejta. Shumë prej shqiptarëve punojnë dhe drejtojnë kompani të mëdha zyra legale, banka dhe janë dinjitozë në profesionet e tyre. Ndoshta sot Shqipëria nuk iu ofron mundësi, por ne duhet të punojmë që t’iu krijojmë mundësinë që të vijnë dhe idetë e tyre dhe projektet e tyre t’i zhvillojnë në Shqipëri.

Gjithashtu zhvillova edhe një vizitë në Qendrën Amerikane në New Jersey ku mësojnë shqip fëmijë shqiptarë të lindur në Amerikë.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Must Read

E ndjékin pafund njerëz! Bora Zemani surprízon fansat e saj në këtë mënyrë! (FOTO)

Bora Zemani prej më shumë se një viti tanimë ka qenë kryefjalë e mediave duke nisur që nga moderimi i programit hit “Për’Puthen”. Patsaj duke...

Fjoralba Ponari dhe Einxheli sapo na dëshmuan që shoqëria e vërtetë ekziston! (VIDEO)

Nuk është sekret fakti që Fjoralba Ponari ka një miqësi shumë të ngùshtë me ish-banoren e “Big Brother VIP Albania”, Einxhel Shkirën. Fjoralba e ka...

Luana nuk e ka ndërmend të ndalet, gati bashkëpunimi me reperin e njohur! (FOTO)

Në nismën e saj më të re “Thuaje”, Luana Vjollca erdhi me një qasje ndryshe si kurrë më parë. E ulur vetëm në një karrige...

Si asnjëherë më parë, Agron Llakaj rréfen momentin më të véshtirë në jetën e tij!

Pasditen e sotme, i ftuar në programin “Ditë pas dite” në Radio Televizionin Shqiptar ishte mjeshtri i humorit Agon Llakaj. Në një intervistë të rrallë...

‘Zénka’ mes Zhaklinës dhe Fifit, a duhet një vajzë ta ruajë veten për një djalë?

Fifi njihet si një ndër personàzhet e njohur e cila nuk e mendon dy herë ti shprehë hapur ndjenjat e saj. Mbrëmjen e djeshme,...
error: Alert: Content is protected !!