Moderatorja e njohur, Arbana Osmani, është bërë imazhi i kompanisë së njohur të ujit, “Qafshtama”. Lajmin e ka bërë vetë të ditur moderatorja, me anë të profilit të saj në “Instagram”.

“Shumë e lumtur të jem nga sot imazhi zyrtar publicitar i ujit mineral natyral numër 1 në Shqipëri. Do të jetë një rrugëtim i gjatë së bashku me kompaninë lider “Qafshtama”, një brand të cilit i besoj shëndetin tim dhe atë të njerëzve që dua”, shkruan Arbana.

Image result for arbana osmani qafshtama

Kujtojmë se ajo e treguar shpesh se nuk e ndan ujin “Qafshtama” nga tavolina e saj, teksa shpesh bën video për recetat e saj të gatimit.

 Zgjedhja e Arbanës, si imazhi i parë i Qafshtama për Shqipërinë, është një zgjedhje e zgjuar nga kompania, duke e ditur që Osmani është një nga figurat më të dashura të familjeve shqiptare.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!