Jolie nuk do ta lejojë ribashkimin e Pitt me Aniston

Fansat akoma vazhdojnë të mërziten për ish-çiftin Brad Pitt dhe Jennifer Aniston, të cilët kohët e fundit morën të gjithë vëmendjen në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ‘SAG Awards’.

Përveç mediave që i njoftojnë ata, ish-gruaja aktorit, Angelina Jolie, tani është rikthyer në qendër të vëmendjes, ndërsa fansat tani thonë se ajo është e vendosur të prishë lidhjen e Brad dhe Jennifer.

Një burim për American Life & Style ka thënë se Angelina kishte vendosur që në jetën e saj private të bëhet ‘zonja e së keqes’ që ajo mishëroi në filmin me të njëjtin emër dhe po lufton me të gjitha forcat “për të njollosur marrëdhëniet midis ish-burrit të saj dhe yllit të serialit ‘Friends’”.

Hapi i saj i parë për të arritur qëllimin e saj është të ‘godasë’ në financat e Brad – transmeton KP.

“Ajo po mban ‘frerët’ në duar kur bëhet fjalë për t’i prishur ata dhe nuk do të jetë befasuese nëse o kërkon disa milion më shumë vetëm për të mbajtur Brad për vete”.

“Nuk është aspak një ide e mirë për Brad Pitt që Angela Jolie të zemërohet”, ka deklaruar burimi duke shtuar se “ose do të jetë sipas Jolie ose të gjithëve do t’u shkatërrohet jeta”.

Burimi : Telegrafi