Senati votoi të lirojë presidentin amerikan Donald Trump në artikullin e parë të fajësimit për shpërdorim të pushtetit, duke hedhur poshtë argumentet e demokratëve për përpjekjet e tij për të bërë presion ndaj Ukrainës për të hetuar rivalët e tij politikë.
Gjithashtu presidenti Trump është liruar në akuzën e dytë të fajësimit, pengimin e Kongresit, me një votim prej 53 ndaj 47.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, dyzet e tetë senatorë e gjetën presidentin fajtor për shpërdorim të pushtetit, duke mos arritur në prag të 67-votave të nevojshme për ta dënuar dhe hequr atë nga detyra.
“Në këtë artikull të fajësimit, 48 senatorë kanë shpallur fajtor Donald John Trump, President të Shteteve të Bashkuara. Pesëdhjetë e dy senatorë e kanë shpallur atë jo fajtor si të akuzuar. Senati gjykon se i padituri, Donald John Trump, presidenti i Shteteve të Bashkuara, nuk është fajtor siç akuzohet në artikullin e parë të fajësimit”, deklaroi kryetari i Drejtësisë, John Roberts.

Ndryshe, senatori Mitt Romney ishte republikani i vetëm që iu bashkua të gjithë demokratëve në votimin për të dënuar presidentin, duke thënë se zoti Trump ishte “fajtor për një abuzim të tmerrshëm të besimit të publikut” në një fjalim dramatik, pak para votimit.
Pesëdhjetë e dy senatorë votuan jo fajtorë, duke liruar presidentin nga akuza.
Ndërkaq Për dallim nga akuza e parë, vota për “pengim të Kongresit” votë ishte partizane – të gjithë demokratët votuan për të dënuar dhe të gjithë republikanët votuan për lirim.
Trump tani është liruar në gjyqin e tij të fajësimit, siç edhe pritej. Ai është presidenti i tretë amerikan në histori që përballet dhe mbijeton në një gjyq në Senat.
Burimi : Telegrafi