Ballina Magazina Jennifer Lopez dhe Shakira i vënë “flakën” skenës

Jennifer Lopez dhe Shakira i vënë “flakën” skenës

“Le t’i tregojmë botës se çfarë mund të bëjnë dy vajza të vogla latine,” shkroi Jennifer Lopez, pak para se të fillonte SuperBowl Half Time Show në Miami dhe kështu ndodhi.

Ajo dhe Shakira dhuruan një shfaqje spektakolare, ashtu siç vetëm dy divat e muzikës latine dinë të sjellin. Qëllimi i tyre ishte të elektrizonin publikun dhe ia dolën më së miri, pasi i gjithë stadiumi ishte në këmbë duke kënduar bashkë me këngëtaret.

Ndërsa në fund vajzat u bënë bashkë për të kënduar “Waka Waka” të Shakira-s duhet thënë se ishte një suprizë pasi kjo ka qenë kënga zyrtare e një tjetër eventi sportiv të rëndësishëm, Kupa e Botës 2010./revistawho.com

error: Alert: Content is protected !!