Prej 29 janarit ka nisur vetëdeklarimi i dëmeve nga banorët që u prekën nga tèrmeti shkatèrrues i 26 nëntorit.

Nëpërmjet aplikimit online të rindërtimit, banorët deklarojnë të dhënat për pasojat që ka shkaktuar tèrmeti në banesat e tyre dhe më pas përcaktohet dëmshpërblimi.

Për aplikimin online mjafton vetëm një dokumet i shtëpisë dhe karta e identitetit të personit të cilit i është dëmtuar banesa.

Për këtë qeveria vendosi 1 muaj afat dhe njerëzve të prekur u ka mbetur vetëm 1 javë kohë për të aplikuar.

Nëse nuk keni bërë ende aplikimin, nuk keni më kohë për të humbur, prandaj drejtohuni në njesitë bashkiake pranë sporteleve të posaçme “Shtëpia ime” për të bërë aplikimin online.

Për të vlerësuar dosjen e çdo shtëpie banimi, në çdo bashki të vendit do të ngrihet Komisioni i Vlerësimit për të miratuar listën e përfituesve sipas programeve të dëmshpèrblimit.

Aplikuesit do të renditen në bazë të një sistemi nga rastet me dëmet më të mëdha deri tek familjet me dème më të vogla.

Ndërtimi i banesave individuale pritet të nisë më 10 Mars, ndërsa dëmshpërblim do të marrë çdo i dëmtuar sipas masës së dëmit të shkaktuar.

Kujtojmë se në Konferencën e Donatërove që u mbajt në Bruksel, për Shqipërinë u dhanë 1.15 miliardë euro dhe së shpejti pritet që me to të nisë rindërtimi.

APLIKO KËTU

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!