E ftuar mbrëmjen e djeshme në “Why not”, ishte Lola, një personazh tashmë shumë i njohur pasi ajo ka dalë shpesh në intervista. Trànsgjinorja Lola tregoi se bën një jetë normale në Tiranë dhe punon në call center.

Lidhur me identitetin e saj gjinor, Lola u shpreh: “Unë mendoj që të jesh femër është një gjendje mendore. Mua nuk më bëjnë femër këto flokë apo këto rroba por e kam në mendje, këtu qëndron identiteti im. Nuk më pëlqejnë ndarjet gjinore apo kategorizimi i njerëzve sepse në fund të ditës nuk na përfaqëson ngjyra që kemi apo mënyra si përqafojmë diversitetin, në fund të ditës kemi një të përbashëkët, jemi të gjithë njerëz. Nuk mendoj se ka rëndësi kush të bën femër, rëndësi ka se si ti ndihesh.

Image result for lola transgjinore

Unë jam Lola e cila ndihem femër brenda trupit të një mashkulli. Pra identiteti im gjinor është femër, por orientimi im nuk është géy, sepse unë jam një femër e drejtuar drejt meshkujve. Pavarësisht se kamë lindur fizikisht unë e përcaktoj veten si femër ose si tràns.

Unë nuk mbaj mend të kem qenë ndonjëherë ndryshe, këtë identitet kam pasur, pavarësisht që nuk e kam kuptuar qartë ose nuk e kam përthìthur qartë identitetin tim se kur ti je e vogël më shumë e ke mendjen të bësh gjëra që bëjnë fëmijët sesa të rrish të mendosh për identitetin.

“Në pubertet aty fillova të kuptoja që shiko se ka diçka ndryshe tek unë që nuk e shoh tek meshkujt e tjerë. Në fillim mendova se kam orientim, jam géy, pastaj po shikoja meshkujt e tjerë që ishin géy dhe luanin futboll, bënin gjëra meshkujsh ndërkohë që mua nuk më pëlqenin këto gjëra. Mirë me rrethin e meshkujve nuk përshtatem, as me rrethin e gey-ve nuk përshtatem atëherë ku jam unë? Pastaj e kuptova se ndoshta jam tràns. Aty fillova të eksperimentoja me look-un tim dhe u dashurova”, u shpreh Lola.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!