Mbrëm gjatë ceremonis së çmimeve Oscar, ku u shpallën fituesit e filmit më të mirë, skenarit më të mirë, etj.

Aktorja Natalie Portman parakaloi në tapetin e kuq me një fustan në ngjyrë të zezë dhe floriri, të markës Dior.

Të gjithëve u tërhoqi vemendjen detajet e veçanta në pelerinën mbi fustanin e Portman, ku kishte qëndisur disa emra.

Në formë proteste dhe në mbështetje të femrave, ajo kishte shkruar përgjatë fustanit të saj emra të regjisoreve që nuk u nominuan këtë vit në “Oscars 2020”.

Mes tyre arritën të dallohen emrat e Greta Gerwig (Little Women), Lulu Wang (The Farewell), Céline Sciamma (Portrait of a Lady on Fire), Lorene Scafaria (Hustlers) , Melina Matsoukas (Queen & Slim), Alma Har’el (Honey Boy).

https://www.instagram.com/p/B8XwsfmJR7S/

“Sipas mënyrës time, doja të vlerësoja të gjitha regjisoret femra që nuk u vlerësuan për punën e tyre të jashtëzakonshme këtë vit”- u shpreh Portman, e cila mori mbështetjen e publikut për këtë gjest.

Burimi:/iconstyle.al/

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!