Dafina Zeqiri ka vendosur të sjellë një këngë të re mjaft të këndshme, vetem dy ditë para Shën Valentinit.
Ka qenë vetë Dafina ajo e cila ka publikuar sot një pjesë të klipit ku shfaqet mjaft në formë, sikur ka dalë nga kopertinat e revistave prestigjioze.
Këngetarja ka zbuluar edhe datën dhe titullin e klipit të ri që do të quhet “Merri krejt”. Në datën 12 shkurt do të kemi mundësi ta shohim të plotë klipin e ri të këngëtares, e cila është mjaft aktive në muzikë.
Klipi i ri vjen menjëherë pas suksesit të madh që arriti me projektin “Vuj vuj vuj”, i cili numëron miliona klikime.
Në promon e klipit të publikuar këtë të hënë, Dafina shfaqet me një look mjaft gotik, flokët e kapur bisht sipër dhe e shtrirë në një dhomë spitali.