Meghan Markle dhe Harry, habitën botën me kërkesën e tyre për t’u larguar nga familja mbretërore.
Me dëshirën e tyre, ata humbën statusin mbretëror dhe tashmë kanë nisur jetën e re në Kanada.

Larg familjes mbretërore dhe me më pak amgazhime tani ata po bëjnë një jetë normale dhe Meghan ka ndërmend t’i kthehet pasionit të saj të vjetër, aktrimit.
Mediat e huaja lajmërojnë se puna e parë televizive e Meghan Markle pas largimit nga familja mbretërore do të jetë në një serial kanadez.

Ajo do të shfaqet disa herë në “I Do, Redo,” përkrah shoqes së saj të ngushtë, dizajneres nga Toronto, Jessica Mulroney.

Gjithashtu Meghan u bë shkak për largimin e Harry nga familja mbretërore.
Ajo nuk u përshtat dot me jetën e re, prandaj Harry e mbështeti dhe tani janë më të lumtur se kurrë.