Rreth një vit më parë Bes Kallaku solli për publikun shqiptar “Falco-n” që rezultoi një sukses i paparë dhe u prit mjaft mirë nga publiku.
Pjesë e filmit u bënë figura të njohura në showbiz-in shqiptar, teksa të shumta kanë qënë kërkesat e fansave për ta shikuar jo një por disa herë.
Duke qënë se filmi nuk u publikua në YouTube, ata të cilët ndodhen jashtë vendit e kanë të pamùndur për ta parë, ndàj, 9 muaj më parë Besi lajmëroi se filmi ndodhet në platformën e njohur “Amazone”, duke e bërë të parin film shqiptar që ndodhet në këtë website.
Ditën e sotme teksa ka publikuar një video në Instagram, Besi ka ndàrë me fansat lajmin se filmi do publikohet nesër në YouTube.
Kështu, nëse nuk e kishit parë deri tani ose nëse doni ta rishihni bëhuni gati të shkríheni gazit.
A tju boj Loku i dhurate??? Pas numrit te pafundem te mesazheve sa i perket filmit “Falco”, per te gjithe Shqiptaret, per te gjithe cunat e shpiave te “jonxhes” dhe per te gjithe çunat qe jane ne Big Brother, ja ku e keni. 😂😂😂. Nga neser ne YouTube. Zoti ju rujt.
Flm juve edhe gjithkujt qe ndihmoi ne kete film. 🙌🏻.