Publikimi i fotografisë së Teas dhe Beartit duke u puthur solli reàgimin e menjéhershëm të këtij të fundit, i cili konfirmoi se po, e pabesueshme, por dyshja është bashkë! Me zë dhe figurë, ish-konkùrrénti i “Për’Puthen” pranoi lídhjen.
Publiku ishte kaq i shokuar dhe i etur për të ditur sa më shumë rréth kësaj romance, sa duket se hùmbi një detaj, le të themi interesant.
E në mos ínteresant për shumë prej jush, për meme-t po! Tek sqaronte situatën, rrjeti mendon se Bearti po mbànte përpara një fletë, ku duket se kish’ shkruar çdo gjë që deklaroi.
“Kur shpjegon mësimin dhe e ke shkruar në letër”, shkroi dikush.
“Kur kopjon me stil”, ishte një tjetër koment.
Sa i takon të vërtetës së bujshme, Bearti tha se Tea është víktíma e kësaj situate.
“Ndjej një detyrim për publikun që të flas në emrin tim dhe të Teas. Rrethanat erdhën që t’ju them se ç’keni marrë vesh për mua dhe Tean është e vërtetë. Tea është me mua. Jemi bashkë. Por ju betohem me dorë në zemër se në tërë këtë historinë e Teas, Tea është e pafajshme, Tea është víktíma e kësaj situate, dhe jo vetëm ajo. Por më vonë do e mësoni gjithë të vërtetën e kësaj historie, ka rëndësi që gjithçka që është një dashuri e vërtetë, pse jo edhe më e bukura e gjithë dashurive”.
https://www.youtube.com/watch?v=qxwtYhoeBfU&feature=emb_title