Së fundmi serialit “Lule të vetmuara” që transmetohet në TV Klan iu shtua një personazh i ri.

Ai quhet Gokhan dhe është një djalë simpatik që mori menjëherë vëmendjen. Për teleshikuesit, Gokhan është aktor i njohur dhe nëse nuk e mbani mend se ku e keni parë, po jua rikujtojmë. 

Image result for Furkan Andiç gokhan

Aktori Furkan Andiç, ka luajtur në disa seriale që janë transmetuar në Shqipëri. Në fillim atë e kemi parë në rolin e Leventit në serialin “Shtëpiake të dëshpëruara” që transmetohej në TV Klan. Më pas ai luajti në serialin “Hàkmarrje e ëmbël” dhe “Merjem”, të transmetuara në platformën Tring.

Furkan Andiç është 29 vjeç dhe një aktor shumë i famshëm në Turqi. Ai së fundmi kishte rolin kryesor në serialin “Her Yerde Sen” i cili gjithashtu pritet të transmetohet së shpejti në ekranin shqiptar.

Image result for Furkan Andiç gokhan

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!