Ballina Aktualitet Gjermania jep mbi 10 mijë leje qëndrimi për qytetarët nga Shqipëria

Gjermania jep mbi 10 mijë leje qëndrimi për qytetarët nga Shqipëria

Rreth 80 për qind e lejeve të reja të qëndrimit të dhëna për shqiptarët që punojnë dhe jetojnë në Bashkimin Evropian janë dhënë për një periudhë më të gjatë se 12 muaj.

Sipas të dhënave të Zyrës Evropiane të Statistikave vetëm në vitin 2018 janë dhënë mbi 50 mijë leje qëndrimi për një periudhë më të gjatë se një vit, nga rreth 62 mijë e 500 leje që janë dhënë në total. Në krahasim me një vit më parë, numri i lejeve të qëndrimit me kohë të gjatë janë rritur me 17 për qind.

Sipas Eurostat, 15 për qind e lejeve të tjera të qëndrimit që janë dhënë për herë të parë janë lëshuar për një periudhë kohë për 6 deri në 11 muaj, ndërsa 4 për qind e lejeve, rreth 2,280 leje, janë dhënë për një periudhë kohë tre deri në pesë muaj.

Vendet me numrin më të lartë të lejeve të qëndrimit të lëshuara për shqiptarët janë vendet fqinje si Italia (23,147 leje) dhe Greqia (16,936 leje), të cilët përfaqësojnë mbi 60 për qind të totalit të lejeve të lëshuara nga vendet e BE-së.

Megjithatë që pas vitit 2013, lejet e qëndrimit të lëshuara nga Gjermania janë rritur me një ritëm të shpejtë. Gjermania përgjigjet për 16 për qind të lejeve të qëndrimit të lëshuara në total në vitin e fundit. Prej tyre, pjesa më e madhe, mbi 6,600 leje janë dhënë për më shumë se 12 muaj.

Ndërkohë vendet me numrin më të lartë të lejeve të qëndrimit pas Gjermanisë, renditet Mbretëria e Bashkuar me mbi 3,000 leje të lëshuara në vitin e fundit, Franca me 2,143, Suedia me mbi 1,500 dhe Kroacia me 1,088.

Vendet e tjera anëtare të Bashkimit Evropian kanë lëshuar së bashku rreth 4416 leje qëndrimi për herë të parë, çka përfaqëson 7 për qind të totalit.

Më shumë se gjysma e lejeve të qëndrimit jepen për arsye familjare, por vitet e fundit janë vënë re edhe një shtim i lejeve të qëndrimit të dhëna për arsye studimi apo punësimi. Vetëm lejet e qëndrimit të dhëna për arsye punësimi shënuan një rritje më të madhe se 70% në krahasim me një vit më parë.

Burimi : Telegrafi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Must Read

Don Xhoni arréstohet nga polícia! Ja reàgimi i reperit! (FOTO)

Raportuam se reperi i njohur, Don Xhoni u shoqërua në políci gjatë ditës së sotme. Don Xhoni bëri reàgimin e tij të parë pas ndalimit...

Pas shérrit në Kënga Magjíke, Fifi dhe Mentor Haziri pajtohen?! (VIDEO)

Edhe pse kanë kaluar 4 vite që nga sherri i Fifit me këngëtarin Mentor Haziri, ai është pyetur përsëri për këtë çéshtje. Teksa ishte i...

Stresit i ndodh íncídent gjatë koncertit, léndohet në kokë reperi! (VIDEO)

Si një një nga reperat më të pëlqyer nga publiku, Stesi është mjàft i pranishëm nëpër koncerte. Por teksa ishte duke performuar së fundmi, reperit...

Top Channel “i bën gròpën” Olsi Bylykut: Ke vjédhur nga gardëroba dhe do…! (VIDEO)

Fillimet e tij si aktor humori, Olsi Bylyku i kishte te ‘Portokalli’ ku ai spikati me nofkën ‘kímíkati’. Pasi mori pak famë, ai u largua...

Pas daljes në ‘Më Lër të Flas’ reperi i njohur pëson aksídent! (FOTO)

Këngëtari i njohur, G-Bani, u rikthye në ekran pas shumë vitesh mungesë. Ai ishte në “Më lër të flas” në Top Channel, ku foli për...
error: Alert: Content is protected !!