“Eskorta” mban titullin kënga e tij e re, e cila është ritmike dhe RnB.

Muzika dhe teksti janë realizuar nga vet Genci në studion e tij, Black Fish Entertainment.

Po i njëjti produksion ka realizuar edhe klipin e këngës.

“Eskorta” është një këngë e cila flet për trendin e femrave të sponsorizuara, që është mjaft i shprehur së fundmi në trevat shqiptare.

Ai është shumë aktiv në sjelljen e projekteve të reja muzikore, të cilat gjithmonë priten mirë nga publiku.

Pak ditë më parë, ai njoftoi edhe se kishte filluar është pranuar në Universitetin Shtetëror të Zagrebit, për studimet e doktoraturës. Burimi:/Telegrafi/

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!