Ditën e djeshme është trajtuar një temë në emisionin “Pop Culture”, e cila ka ngjallur shumë diskutim tek të ftuarit.
“Zhveshja në Instagram! Bukuri apo vulgaritet?”, kjo ishte tema dhe në bisedë morën pjesë, modelja Redona Koçi, Zhaklina Lekatari, Kilda Hysenbegasi, Niko Komani dhe Flavio Qarri.

Diskutimi ishte mjaft i nxehtë dhe ky i fundit, është shprehur kundër këtij fenomeni duke thënë se në Shqipëri është përhapur një epidemi “kuçklliku”.
Mendimit të tij, i është bashkuar edhe Zhaklina, e cila shprehet se Instagram-i është kthyer në biznes eskortash.
Debati vazhdoi më tej dhe pas këtyre fjalëve, ka ndërhyrë gazetarja e emisionit, Kilda e cila ka thënë: “Pse duhet ti quajmë eskorta kur poston foto me bikini ndërkohë që mund të jetë duke reklamuar një bluzë”.
Flavio nuk e la me aq, ai tregon se në 10 mijë vite njerëzim është turp të zgjedhësh të bëhesh k*rvë.
“Sa më pëlqen kjo fjala eskortë, është një fjalë kryevepër, pse nuk ju themi siç e kanë emrin k*rvë 10 mijë vite njerëzim dhe të zgjedhësh të bëhesh k*rvë, zemra ime pse nuk mendon të bëhesh një gjë tjetër”- ka përfunduar Flavio.