Kylie Jenner mbrëm mori pjesë në event bashkë me motrën e saj Kim Kardashian, e veshur me një fustan “Ralph & Russo”, me të cilin dukej përrallore.

Flokët dhe makijazhi ishin mjaft natyrale dhe të thjeshta, por kjo ndoshta lidhej edhe me faktin se Kylie do të ndërrohej pas festës me një fustan të dytë.

Ajo publikon në Instagram një foto me veshjen e dytë në festë, një fustan i kuq “Vivienne Westwood”, me një të çarë që e tregonte tepër elegante.
Paraqitja publike e Kylie-t vjen menjëherë pas intervistës së saj me “Harper’s Bazaar” ku foli për marrëdhënien me ish-partnerin Travis Scott me të cilin janë në raporte të mira për hir të vajzës së tyre Stormi.
Burimi:/iconstyle.al/