FOTO\Për ju që nuk e dini, ja kush është bashkëshorti i Alketa Vejsiut

Nëse Alketa Vejsiu na shfaqet edhe në ëndrra këto ditë Shkurti, gjithçka është brenda normales.

Zgjohemi e flemë për rreth tre muaj me emrin e prezantueses së njohur, më e lakuara së fundmi në median online.

Fillimisht, u përfol gjatë për Festivalin e Këngës e më pas edhe me suksesin me pjesëmarrjen në edicionin jubilar të Sanremo-s, si prezantuesja e parë shqiptare që arrin në këtë pozitë.

Për Alketën kemi lexuar e dëgjuar shumë megjithatë është një pjesë që e mban larg medias – jeta private.

Pak dihet për bashkëshortin e saj apo fëmijët të cilët i mban tërësisht larg nga syri i publikut.

Për ju që nuk e dini, bashkëshorti i Alketës quhet Ardian dhe merret me ndërtime si një prej biznesmenëve kryesorë në këtë fushë. Ai është rreth 15 vite më i madh se prezantuesja.

Në një moment të rrallë, Vejsiu foli për bashkëshortin në një intervistë me Orinda Hutën pas suksesit me paraqitjen në Sanremo, të cilën tha se ia dedikon atij.

“Në skenë patjetër sonte është bashkëshorti im, patjetër është i ulur atje. E kam patur gjatë gjithë këtij rrugëtimi mbështetje të jashtëzakonshme dhe sot nuk mund të mungonte sepse kjo është një ëndërr e përbashkët, që e kemi finalizuar të dy. Edhe nëqoftëse duhet t’ja dedikoj dikuj Sanremo-n, ja dedikoj në mënyrë eskluzive njeriut që dua, që më ka mbështetur në gjithë këtë rrugëtim. Është e mrekullueshme që të kesh dikë që të do dhe të mbështet në ëndrrat e tua, jam me fat për këtë” –u shpreh Alketa për RTV Klan. /Prive.al