Ballina Magazina Flet për herë të parë grupi i njohur shqiptar: Hera e tretë...

Flet për herë të parë grupi i njohur shqiptar: Hera e tretë që refuzohemi në Festival, kënga jonë më e mirë se e Arilenës

Dhe pse ka kohë që nuk po dëgjojmë një këngë të re ata mbeten një ndër grupet më të njohura shqiptare në vitet 2000.

Bëhet fjalë për grupin Aurora. Sot djemtë ishin të ftuar në emisionin “#Gjesi në T7” ku thanë dhe arsyen e mungesës së tyre ne skenën shqiptare.


Në vitin 2016 djemtë kishin vendosur që deri në vitin 2020 nuk do të sjellin asnjë këngë të re. “Ka qenë vendim që e kemi marrë dhe ne gjithmonë u kemi qëndruar mbrapa vendimeve tona. E kam këtu në telefon, mundesh me pa edhe ti”, thotë Nazi.


Sipas djemve, gjatë kësaj kohe e vetmja përpjekje që kanë bërë për të prezantuar këngët e tyre ka qenë festivali i RTSH-së.


Gjithashtu Nazi u shpreh se pjesëmarrja e tyre është refuzuar për 3 vjet rradhazi nga drejtuesit e festivalit. “Është hera e tretë që konkurrojmë në këtë festival, jo që ne mendojmë që është i mirë, por sepse kemi dëshirë ta prezantojmë Shqipërinë në Eurosong.

Ju garantoj që kënga jonë është shumë më e mirë se të gjitha këngët që e kanë përfaqësuar Shqipërinë deri tash, përfshirë edhe këtë të fundit”, u shpreh ai duke iu referuar këngës së Arilena Arës.


Shpresojmë që shumë shpejt grupi të vijë për publikun me hite të reja si dikur./revistawho.com

error: Alert: Content is protected !!