Jennifer Lopez është një nga personazhet e njohur më të komentuar në rrjetet sociale, jo vetëm për shkak të jetës së saj artistike, por edhe të formave të saj trupore mjaft tërheqëse.
Ndonëse këngëtarja ka mbushur 50-vjeç duket se mosha është vetëm një numër për të.
Pak më parë ajo ka publikuar një foto në llogarinë e saj në ‘Instagram’ ku është shfaqur e veshur me rroba banje përpara pasqyrës. “E relaksuar dhe e rikarikuar”, ka shkruar Lopez krah postimit më të fundit në rrjetet sociale, raporton revistawho.
Komentet dhe reagimet e ndjekësve kanë qenë të menjëhershme, shumica prej të cilëve vinin në dukje pamjen dhe format e saj tërheqëse.