Projekti i fundit televiziv i Engin Altan Düzyatan (Ertugrul), Kursun (Bullet), bëri një finale pas 7 episodesh. Kur u pyet rreth filmit, ai u përgjigj:
“Disa projekte kanë sukses, disa projekte dështojnë, le të shpresojmë për më të mirën. “

Po ashtu flitet se në serialin e ri turk Themelimi Osman (Kuruluş Osman), personazhi Ertugrul është akoma gjallë. Kur pyetet nëse ai do të kthehet si Ertugrul, ai u përgjigj
“Ne nuk kemi folur ende për këtë, nuk e di.”

Kur u pyetën nëse ai do të donte të kthehej në serialin ‘Kuruluş Osman’, ai u përgjigj:
“Kam punuar me shumë dashuri në atë projekt, ishte aq e bukur. Ne kemi përfunduar projektin tonë ( Diriliş Ertugrul ) dhe një i ri tashmë ka filluar. Personat që janë duke punuar atje janë të gjithë miqtë e mi. I njëjti ekip vazhdon të punojë në këtë projekt të ri (Kuruluş Osman). Unë shoh dhe ndjek punën e tyre dhe më pëlqen. Kjo është një çështje plani, ne nuk kemi planifikuar të shkëputemi me ekipin por ‘Kuruluş Osman’ është një projekt i ri. Dua të pushoj për një kohë. Tani për tani, nuk ka diçka të tillë që të përfshihem në këtë projekt.