Aktorja Biran Damla Yilmaz është shumë e famshme në Turqi dhe ka luajtur në disa seriale shumë të njohur.
Së fundmi ajo është bërë e njohur edhe në vendin tonë me rolin e “Ejlylit” në serialin “Lule të vetmuara”.

Aktorja 22-vjeçare është shumë e talentuar në aktrim por ky nuk është talenti i saj i vetëm sepse ajo di edhe të pikturojë. Në një intervistë për mediat turke, “Ejlyl” ka treguar se piktura është pasioni i saj më i madh dhe ku mund të shprehë imagjinatën e saj.
“E dashuroj pikturën, është terapi për mua. Përziej të gjithë ngjyrat dhe hedh mendimet e mia në kanavacë. Gjithçka fillon duke zgjedhur një ngjyrë”-është shprehur aktorja.
