E mrekullueshme! I vdíq vajza para 7 vitesh nëna e takon atë në mënyrë virtuale!

Realiteti virtual ka bërë të mundur “ringjalljen” e të vdèkurve që të takohen me familjarët e tyre të pikèlluar. Dhe një emision korean përdori teknologjinë për të ribashkuar një nënë me vajzën e saj të vdèkur, të kompletuar me doreza të ndjeshme në prekje dhe audio.

Emisioni “Meeting You” tregoi historinë e një familje që humbi vajzën 7-vjeçare Nayeon. Ajo ndèrroi jetë nga një sèmundje e paspècifikuar ende në vitin 2016.

Si nëna ashtu edhe vajza ishte në gjendje të luanin, të prekeshin dhe të bisedonin. Madje vogëlushja e siguroi nënën e saj se nuk kishte më dhimbje. Ndërsa nëna e konsideroi përvojën si të dobishme, ekspertët kanë ngritur pyetje mbi eksperimentin radikal psikologjik në TV me qëllim argëtimin.

Jang Ji-sung, nëna e Nayeon, vuri kufjet e realitetit virtual Vive (VR) dhe u transportua në një kopsht ku vajza e saj qëndronte duke buzëqeshur me një fustan ngjyrë vjollcë.

“Bukuroshja ime, më ke munguar,”- i thotë ajo kopjes dixhitale të vajzës së saj.

Kompania koreane Munhwa Broadcasting Corporation projektoi fytyrën, trupin dhe zërin e Nayeon për të qenë sa më saktë të jetë e mundur. Vajza e vogël me sy të ndritshëm dhe flokë të zeza pyeti nënën e saj se ku kishte qenë dhe nëse mendonte për të.

Dhe Jang iu përgjigj: “Të mendoj gjatë gjithë kohës.”

Më pas vajza tha: “Më ka marrë shumë malli.”

Ndërsa nëna e saj iu përgjigj: “Edhe mua më ka marrë shumë malli.”

Fillimisht Jang hezitonte ta prekte fëmijën dixhital por ndërsa Nayeon insistoi ajo i mbajti dorën. Gjatë kohës që kapi dorën e vajzës virtuale, në sytë e nënës rridhnin lòtët, Babai, vëllai dhe motra e Nayeon, të cilët po shikonin të gjithë ngjarjen nga publiku po qanin gjithashtu.

Në një moment, vajza e vogël vrapon tek nëna dhe i jep një lule e i thotë: “Mami e sheh, unë nuk kam më dhimbje.”

Në fund të këtij udhëtimi magjik, Nayeon u shtri në gjumë, duke thënë se ishte e lodhur dhe nëna e saj i tha lamtumirë.