“Kloni” ka qenë një nga telenovelat më të ndjekura në Shqipëri e në mbarë botën. Kjo telenovelë brazilianë u zhvillua në vitet 2000 dhe pati një shikueshmëri të lartë.

Të gjithë e mbajmë mend Zhaden e bukur, një rol i luajtur nga aktorja Giovanna Antonelli. Së fundmi Giovanna e ka kujtuar këtë telenovelë duke postuar në Instagram dy foto, në njërën prej të cilave shfaqet me aktoren Carla Diaz e cila në serial luante vajzën e saj.

Image result for jade clone

Giovanna Antonelli me anë të këtij postimi i pyet fansat nëse po e ndjekin telenovelën “Kloni” sepse momentalisht po transmetohet përsëri në Brazil. Sot Giovanna Antonelli është 43 vjeç dhe luan në shumë seriale të suksesshme.

Mes tyre kujtojmë edhe serialin “Një mundësi e dytë” që sapo përfundoi në TV Klan. “Kloni” ishte seriali që e bëri aktoren të famshme në botë.

Image result for jade clone

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!