Prej kohësh, në mediat online e jo vetëm qarkulloi me shpejtësi lajmi se Dafina Zeqiri dhe miku i saj i njohur si DJ Geek janë duke përjetuar një lidhje dashurie.

Me këtë të fundit, këngëtarja realizoi edhe hitin e famshëm “Alo”, ku shfaqeshin të dy në skena romantike. E pasi ka përfunduar klipin e ri me titull “Merri krejt”, zbulohet dhe djali që ajo i dorëzohet përfundimisht.

Ai është miku i saj Dj prej vitesh, Dj Geek, dhe lajmin për lidhjen e tyre e konfirmoi vetë Dafina pak ditë më parë, ndërkohë që tani nuk mungojnë postimet romantike në publik. Pas një fotoje të publikuar nga Dafina, Dj Geek i ka shprehur dashurinë.

“Të dua”, shkruan ai.

“Të dua më shumë”, ia kthen Dafina. Kujtojmë që në verën e vitit që lamë pas, Dafina e mohoi kategorikisht lidhjen me kolegun e saj, e frikësuar nga dështimet e lidhjeve të mëparshme, të cilat kishin marrë fund pasi ishin bërë publike.

Image result for dafina dj geek

Lidhja me Dj. Geek nisi disa muaj pas ndarjes së saj nga ish-partneri Jose. Edhe pse ajo shkëmbente zemra me DJ-in, në një deklaratë për mediat këngëtarja e mohoi këtë lajm disa muaj më parë.

“Jo, nuk jam në lidhje me DJ Geek. Kanë qarkulluar po ashtu, lajme se kam qenë në lidhje me Pëllumb Citakun (menaxherin e kompanisë ‘Moneyz’), i cili është djali i dajës. Kam 5 djem në ekip dhe jemi shumë të afërt me njëri-tjetrin, kuptohet si familje. Jemi bashkë pothuajse 24/7. Unë mbetem single dhe e vetmuar (qesh). U bë disa kohë që jam single dhe të them të drejtën, kurrë s’kam qenë më e lumtur”, është shprehur Dafina.

Por s’ka vonuar shumë dhe po e njëjta Dafinë deklaron se ajo është kokë e këmbë e dashuruar dhe i dashuri i saj është pikërisht Dj. Geek.Image result for dafina dj geek

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!