E dashura e Ronaldos, Georgina Rodriguez mahniti me dukjen e saj në “Sanremo 2020” teksa prezantoi në të njëjtën natë me Alketa Vejsiun

E dashura e futbollistit me famë botërore, Cristiano Ronaldo, modelja Georgina Rodriguez u ngjit të enjten në natën e dytë të edicionit të 70-të të festivalit “Saanremo 2020”, të mbajtur në ‘Teatro Ariston’ në Sanremo të Italisë.

Modelja 26 vjeçe, shkëlqente në një fustan magjepsës ndërsa ajo hyri në skenë me një shfaqje sensuale krahas kërcimtarëve meshkuj, përpara se të përshëndetej me një puthje dhe tufë me lule nga i dashuri i saj, Cristiano Ronaldo.

Duke shfaqur aftësitë e saj të vallëzimit, Georgina dhuroi një shfaqje marramendëse ndërsa mahniti publikun me interpretimin e saj.

Për ta përgëzuar për suksesin e saj si prezantuese përgjatë mbrëmjes, i dashuri i saj Cristiano, u kujdes ta befasojë atë me një tufë me lule të gjalla.

Duke parë nga tribuna, sportisti nuk mund ta përmbante kënaqësinë e tij teksa shihte partneren e tij të prezantonte festivalin më të vjetër në Evropë.

E pranishme në sallë ishte edhe vajza e tyre Alana, e cila është dy vjeçe.

Në një ndërrim të dytë përgjatë mbrëmjes, Georgina u shfaq e veshur me një fustan të bardhë me shirita.

Ajo vuri në pah trupin e saj tonifikuar, dhe veshja u cilësua mjaft e guximshme përderisa bëri që të viheshin në pah kofshët e saj.

Zeshkania dukej edhe më tërheqëse me një numër të madh aksesorësh që kishte vënë.

Festivali “Sanremo 2020” që zhvillohet nga e marta deri të shtunën, është konkursi më i vjetër i këngëve italiane, i prezantuar nga shefi ekzekutiv i tij, Amadeus.

Amadeus, 57 vjeç, është duke mirëpritur ngjarjen e sivjetme së bashku me dhjetë bashkë-mikpritëse femra, duke përfshirë gazetaren Laura Chimenti, prezantuesen Antonella Clerici dhe Emma D’Aquinon.

Analistja e politikës së jashtme, Rula Jebreal, ylli i ‘Sky Sport’, Diletta Leotta, modelja Francesca Sofia Novello, këngëtarja Sabrina Salerno, producentja e mirënjohur shqiptare Alketa Vejsiu dhe aktorja Mara Venier gjithashtu plotësojnë formacionin e prezantueseve sivjet.

Të Mërkurën, futbollisti Cristiano mbeti i shtangur kur Georgina i bëri befasi atij një veturë luksoze për ditëlindjen e 35-të.

Sulmuesi i Juventusit duket se i kishte humbur fjalët kur u befasua me një veturë të re të tipit “Mercedes Benz BRABUS”.

E konsideruar gjerësisht si një nga automjetet më të mira në treg, dhurata e lezetshme e Ronaldos, mund të arrijë shpejtësi deri në 62-milje në orë në vetëm 3.8 sekonda.

Cristiano besohet se zotëron deri në 20 vetura, në mesin e tyre një Bugatti La Voiture Noire – që raportohet të jetë makina më e shtrenjtë e ndërtuar ndonjëherë.

Burmi : Telegrafi