Këngëtarja Genta Ismajli ka qenë shumë e përfolur muajve të fundit në media.
Këngetarja po punon edhe për projektet muzikore, një prej të cilave është paralajmëruar tash e sa kohë.
Bëhet fjalë për një këngë të re, e cila pritet të jetë për tregun turk, dhe për këtë Genta ka bashkëpunuar me producentët në Turqi.
Këngëtarja nga Gjilani ka realizuar së fundmi edhe xhirimet e klipit, teksa ka ndarë me ndjekësit në Instagram një video të shkurtër nga prapaskenat.
Genta duket se është gati për t’u rikthyer me diçka të re për fansat dhe për këtë ka punuar me mjaft përkushtim.
Burimi:/Telegrafi/