Ballina Magazina Dua Lipa rikthehet në Londër, e dëshpëruar thellësisht që Mbretëria e Bashkuar...

Dua Lipa rikthehet në Londër, e dëshpëruar thellësisht që Mbretëria e Bashkuar u largua nga BE

Britania e Madhe i dha fund gati 50 viteve të integrimit me Evropën, duke bërë një dalje historike nga BE pas vitesh argumentesh të hidhura për të shënuar rrugën e vet të pasigurt.

Mbretëria e Bashkuar u largua zyrtarisht nga BE në 23:00 të kohës lokale në Britani të premten në mbrëmje, pas 47 vjetësh brenda bllokut evropian. Kryeministri Boris Johnson lëshoi një fjalim një orë para se të largohej nga Mbretëria e Bashkuar, duke thënë se Brexit ofroi një mundësi për të “marrë kontrollin”.

Reagime të shumta lidhur me situatën në fjalë ka pasur edhe nga fytyrat publike, ndër ta edhe këngëtarë të njohur nga Londra të cilët nuk janë pajtuar me këtë fakt, duke cekur si një nga arsyet faktin që Brexit-i ndikon drejtpërdrejt në profesionin e tyre, duke dëmtuar ekonominë e tyre.

E revoltuar me situatën duket të jetë edhe shqiptarja me famë botërore, Dua Lipa, e cila prej muajsh është zhvendosur për të jetuar në New York, me të dashurin e saj, Anwar Hadid.

Mirëpo së fundmi, ajo është kthyer sërish në Londër te familja e saj – vend ky në të cilin ajo u lind e u rrit.

Dua Lipa rikthehet sërish në Londër (Foto: Dua Lipa/InstaStory)

Dua edhe në zgjedhjet e fundit në Britaninë e Madhe kishte dalë haptaz kundër kryeministrit aktual, Boris Johnson, duke thënë se mbështetja ndaj Brexitit është në dëm të Mbretërisë së Bashkuar.

Dhe duke qenë se ata u larguan zyrtarisht nga BE mbrëmjen e së premtes, Lipa vendosi që të ndajë me miliona ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram një fjalim të publikuar nga kryetari i Komunës së Londrës, Sadiq Khan.

Në këtë letër ai kishte cekur se pavarësisht daljes së Mbretërisë së Bashkuar nga BE, Londra do të vazhdojë të mirëpresë njerëz nga e gjithë bota pa ndonjë dallim – dhe me ato që shkruan, Dua duket se pajtohet plotësish.

Foto: Dua Lipa/InstaStory

“Mbretëria e Bashkuar ndoshta po largohet nga BE sot, por Londra mbetet një qytet global, qytet evropian. Ne vazhdojmë të jemi një fener për ide përparimtare, për vlera liberale dhe për vendosmëri dhe diversitet. Dhe ne do të vazhdojmë të mirëpresim njerëz nga e gjithë bota, pavarësisht nga ngjyra e lëkurës së tyre, ngjyra e pasaportës së tyre ose ngjyra e flamurit të tyre kombëtar

Në një kohë pasigurie të vazhdueshme, unë dua të dërgoj një mesazh të veçantë për më shumë se një milion evropianë që kanë vendosur të bëjnë qytetin tonë shtëpinë e tyre. Ju jeni londinezë. Ju jo vetëm që e pasuroni qytetin tonë në mënyrë ekonomike, por edhe shoqërore dhe kulturore. Nga ushqimi dhe moda jonë, deri tek risitë tona dhe shërbimet tona publike, ju jeni thelbësor për suksesin e qytetit tonë, të bërë nga arsyet kryesore pse Londra mbetet qyteti më i madh në botë”, shkruhet në letrën e kryebashkiakut të Londrës, që ai e shpërndau me ndjekësit e tij në rrjetet sociale pak pasi Britania e Madhe zyrtarizoi vendimin për Brexitin. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Must Read

Adrola Dushi feston ditëlindjen, e ëma i bën dedikimin më të bukur që keni parë ndonjëherë! (FOTO)

Modelja Adrola Dushi feston ditëlindjen! Bukuroshja ka publikuar disa postime në rrjetin social “Instagram”, ku ndër të tjera ka postuar edhe urimet e personave...

Pas zhùrmës së madhe ditëve të fundit, Adisi publikon pamjet e Fifit duke gatuar! (VIDEO)

Tahsmë siç dihet këngëtarja e njohur Fifi është në një romancë me Adis Patushin. Ato shfaqen kudo bashkë dhe nuk ngùrrojnë që në rrjetet sociale...

Ups! Beniada nxòri ‘padashje’ Megi Pojanin se është në lídhje me Endri Çekiçin! (VIDEO)

Megi Pojani dhe futbollisti Endri Çekiçi janë tashmë në qendër të vëmendjes. Dyshja po përfliten për një lídhje dashurie por asnjëri prej tyre nuk ka...

E réndë! Hùmb jetën në moshën 32-vjeçare aktori i njohur i humorit! (FOTO)

Komediani kanadez Nick Nemeroff ka humbur jetën në moshën 32-vjeçare. Familja e tij konfirmoi vdékjen e tij të paprítur të hënën në mbrëmje. Ende nuk dihet...

Arjan Konomi e péson kéq në Jordani, rrézíkon të képusë…krahun! (VIDEO)

Gazetari Arjan Konomi ka pésuar një aksídent teksa po qëndron në Jordani. Si pàsojë, ai iu nénshtrua një opéracioni emérgjént për të riparuar démin. Opéracíoni u...
error: Alert: Content is protected !!