Ballina Magazina Dorë për dore dhe me unazë! Pas ndarjes nga MOZZIK, LOREDANA na...

Dorë për dore dhe me unazë! Pas ndarjes nga MOZZIK, LOREDANA na prezanton me partnerin e ri në qytetin e dashurisë?

Rrëfimi i saj në një intervistë ekskluzive për marrëdhënien me Mozzik, ndarjen dhe raportin që kanë duket se nuk u prit mirë nga këngëtari i cili për herë të parë akuzoi reperen si shkaktare për ndarjen mes tyre.

Ai shkoi deri aty sa e quajti gënjeshtare dhe se përdor vajzën për t’u viktimizuar, çka e detyroi reperen të reagonte edhe pse në mënyrë indirekte. Ajo postoi një ditë më parë një fjalim të Oprah Winfrey ku flitej për njerëzit, ata që kanë frikë nga suksesi jot dhe ata që në të vërtetë të duan dhe të mbështesin.

Ndërsa sot ka vendosur të na habisë edhe më shumë, pasi ka postuar në instastory një foto të dorës së saj bashkë me një dorë që duket dorë mashkulli. Loredana nuk ka shkruar apo nuk ka bërë tag askënd duke u shfaqur plotësisht misterioze dhe duke na lënë të kuptojmë që ndoshta diçka po ndodh në jetën e saj.

Në fakt këngëtarja që pas ndarjes nga Mozzik është përfolur për një histori dashurie me reperin gjerman Bonez, por që të dy e mohuan. Nuk e dimë nëse kjo është një formë hakmarrjeje pas deklaratave të Mozzik, gjithçka mbetet për tu parë në vijimësi.

Në foto ajo ka treguar se ndodhet në qytetin e të dashuruarve, Paris dhe shoqërohet nga ky mashkull që nuk e dimë kur do e zbulojë!

/INTV

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Must Read

Goc apo çun? Ermal Mamaqi sapo foli për zgjerimin e familjes në të ardhmen…(VIDEO)

Ermal Mamaqi ka qenë i ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan” ku është përballur me pyetjet thumbuese nga fëmijët në studio. I pyetur...

Për herë të parë pas Big Brother, Donaldi dhe Semi ‘kapen mat’ së bashku! (VIDEO)

Një nga miqësitë më të komentuara në “Big Brother Vip” ishte dhe ajo midis Donaldit dhe Semit. Për shkak të situatave të krijuara brenda shtëpisë...

U panë bashkë në Kosovë, Dalina Buzi zbulon të pathënat e takimit të Borës dhe Donaldi!

Dalina Buzi foli për “Goca dhe Gra” lídhur me sfilatën e famshme të stilistit të njohur, Valdrin Sahitit, që në fakt bëri mjàft bujë. Jo...

Habit Ronela Hajati pas skualifikimit: E fitova Eurovisionin sepse…

Pas performancës që na dhuroi në skenën e Eurovizionit përfaqësuesja e Shqipërisë Ronela Hajati ka reaguar pas skualifikimit të saj nga ky festival. Këngëtarja shqiptare...

Semi Jaupaj së shpejti imazhi i kompanisë së çuditshme! (FOTO)

Emisioni investigativ “Piranjat” në Abc i moderuar nga Florian Binaj dhe Arilena Ara, përveç dénoncímeve dhe nxjérrjés “làkuríq” të abùzuesve dhe pédofílëve, ka edhe...
error: Alert: Content is protected !!